Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

3-9 shkurt

PSALMET 144-146

3-9 shkurt

Kënga 145 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. «Lum ai popull që ka për Perëndi Jehovain!»

(10 min.)

Jehovai i bekon ata që mbështeten tek ai (Ps 144:11-15; w18.04 32 ¶3-4)

Ne gëzojmë për shpresën tonë (Ps 146:5; w22.10 28 ¶16-17)

Ata që kanë për Perëndi Jehovain, do të jenë të lumtur përgjithmonë (Ps 146:10; w18.01 26 ¶19-20)

Kur i shërbejmë Jehovait me besnikëri, mund të jemi të lumtur, ndonëse kemi probleme

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Ps 145:15, 16—Si duhet të ndikojnë këto vargje te mënyra si i trajtojmë kafshët? (it Kafshët ¶14)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(4 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Personi të tregon se është student universiteti. (lmd mësimi 1, pika 5)

5. Ushqe interesin

(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Prezanto një video nga Çanta e mjeteve mësimore. (lmd mësimi 7, pika 4)

6. Fjalim

(4 min.) lmd shtojca A, pika 7—Tema: Gruaja duhet të ketë respekt të thellë për burrin. (th mësimi 1)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 59

7. Jehovai dëshiron që të jesh i lumtur

(10 min.) Diskutim.

Jehovai është Perëndia i lumtur. (1Ti 1:11) Ai na ka dhënë plot dhurata të mrekullueshme që tregojnë sa na do dhe sa shumë dëshiron të jemi të lumtur. (Ek 3:12, 13) Shiko dy nga këto dhurata—ushqimin dhe tingujt.

Shihni VIDEON Krijimi dëshmon se Jehovai do që të gëzojmë—Ushqimet e shijshme dhe tingujt e këndshëm, dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  • Si të bindin këto dhurata se Jehovai dëshiron të jesh i lumtur?

Lexo Psalmin 32:8 dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  • Kur kupton që Jehovai do të jesh i lumtur, si ndikon kjo te vendosmëria jote për t’iu bindur drejtimit që të jep me anë të Biblës dhe organizatës së tij?

8. Ndihmë për kongregacionin

(5 min.)

9. Studimi i Biblës në Kongregacion

(30 min.) bt kap. 22 ¶1-6

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 85 dhe lutja