Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

6-12 janar

PSALMET 127-134

6-12 janar

Kënga 134 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. Prindër—Vazhdoni të kujdeseni për trashëgiminë tuaj të çmuar

(10 min.)

Prindërit mund të mbështeten te ndihma e Jehovait për t’u kujdesur për nevojat e familjes (Ps 127:1, 2)

Fëmijët janë një dhuratë e çmuar nga Jehovai (Ps 127:3; w21.08 5 ¶9)

Stërviteni secilin fëmijë sipas nevojave që ka (Ps 127:4; w19.12 27 ¶20)

Jehovai i vlerëson prindërit që mbështeten tek Ai dhe bëjnë çmos të kujdesen për fëmijët e tyre

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Ps 128:3—Pse psalmisti i krahason bijtë me bisqet ose filizat e një peme ulliri? (w00 15/5 27 ¶4-6)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(3 min.) DËSHMI JOFORMALE. (lmd mësimi 1, pika 3)

5. Nis një bisedë

(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Personi të shpreh një bindje që bie ndesh me një mësim të Biblës. (lmd mësimi 5, pika 4)

6. Bëj dishepuj

(5 min.) lff mësimi 16, pikat 4-5. Diskuto me studentin si mund të organizoheni që ai ta bëjë studimin edhe nëse ti nuk vjen dot. (lmd mësimi 10, pika 4)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 13

7. Prindër—A po e përdorni këtë mjet të fuqishëm mësimdhënieje?

(15 min.) Diskutim.

Organizata e Jehovait ka botuar plot materiale për t’i ndihmuar prindërit që t’u mësojnë fëmijëve për Jehovain. Gjithsesi, një nga mjetet më të fuqishme që prindërit zotërojnë, është shembulli i tyre i mirë.—Lp 6:5-9.

Jezui e përdori këtë mjet të fuqishëm për t’i mësuar dishepujt e tij.

Lexo Gjonin 13:13-15 dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  • Pse mendon se mësimdhënia e Jezuit me anë të shembullit ishte një metodë e efektshme?

Si prind, veprimet e tua mund t’i japin peshë mësimdhënies sate. Shembulli yt i mirë i ndihmon fëmijët të kenë më shumë respekt për gjërat që po u mëson dhe mund t’i motivojë t’ua vënë veshin.

Shihni VIDEON I mësuam fëmijët me shembullin tonë, dhe pastaj bëj këto pyetje:

  • Ç’mësime të rëndësishme u ngulitën vajzave të tyre çifti Garsia?

  • Si të motivon kjo video të vazhdosh të lësh një shembull të mirë për fëmijët e tu?

8. Studimi i Biblës në Kongregacion

(30 min.) bt kap. 20 ¶13-20

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 73 dhe lutja