Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | LUKA 10-11

Shëmbëlltyra për samaritanin e mirë

Shëmbëlltyra për samaritanin e mirë

10:25-37

Jezui e tregoi këtë shëmbëlltyrë për t’iu përgjigjur pyetjes: «Kush është në të vërtetë i afërmi im?» (Lu 10:25-29) Ai e dinte se kongregacioni i krishterë do të përbëhej nga njerëz «të çdo lloji», përfshirë samaritanë dhe jojudenj. (Gjo 12:32) Kjo shëmbëlltyrë u mësoi dishepujve të tij se duhet të bënin përpjekje të veçanta për t’u treguar dashuri të tjerëve, edhe atyre që mund të ishin krejt të ndryshëm.

PYET VETEN:

  • «Ç’mendoj për vëllezërit e motrat që vijnë nga kultura të tjera?»

  • «A kaloj kohë kryesisht me ata që kanë të përbashkëta me mua?»

  • «A mund të zgjerohem që t’i njoh më mirë të bashkëkrishterët që kanë prejardhje ndryshe nga imja?» (2Ko 6:13)

Cilin mund të ftoj . . .

  •  të dalim në shërbim?

  •  në shtëpi për një vakt?

  •  në mbrëmjen e ardhshme të Adhurimit Familjar?