Bëhu ithtari im—Çfarë nevojitet?
Që të bënte brazda të drejta, një bujk nuk duhej të shpërqendrohej nga gjërat që kishte prapa. Po ashtu, një i krishterë nuk mund t’ia lejojë vetes të shpërqendrohet nga gjërat që ka lënë prapa në botë.—Fi 3:13.
Përballë vështirësive është kollaj të na marrë malli për ditët e mira të së kaluarës, mbase për ditët para se të merrnim të vërtetën. Kur kjo ndodh, shpesh i zmadhojmë gëzimet dhe i zvogëlojmë problemet e së shkuarës. Kështu bënë izraelitët pasi dolën nga Egjipti. (Nu 11:5, 6) Nëse i bluajmë pareshtur mendime të tilla, mund të tundohemi që t’i kthehemi mënyrës së mëparshme të jetesës. Do të ishte shumë më mirë të mendonim rreth bekimeve të tanishme dhe të përqendroheshim te gëzimet që do të përjetojmë nën Mbretërinë.—2Ko 4:16-18.