Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

STËRVITU PËR SHËRBIMIN | SHTOJE GËZIMIN NË SHËRBIM

Prek zemrën

Prek zemrën

Bindja ndaj Perëndisë vjen nga zemra. (Pr 3:1) Ja pse duhet të përpiqemi fort t’u prekim zemrën të tjerëve kur i mësojmë. Si?

Mos i mëso studentit vetëm të vërtetat e Biblës, por ndihmoje të kuptojë si t’i zbatojë në jetë dhe si e afrojnë më shumë me Jehovain. Ndihmoje të dallojë si e pasqyrojnë standardet e Biblës dashurinë, mirësinë dhe drejtësinë e Perëndisë. Me takt, bëji pyetje që e nxitin të analizojë veten si ndihet për gjërat që po mëson. Ndihmoje të arsyetojë si do të nxirrte dobi po të ndryshonte një qëndrim ose zakon të gabuar. Kur të vëresh dashurinë e sinqertë të studentit për Jehovain, do të të shtohet gëzimi.

SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN PROVO GËZIMIN QË SJELL BËRJA E DISHEPUJVE—PËRMIRËSO AFTËSITË— PREK ZEMRËN, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Pse Nita e pyeti Xhenin: «Mendove më për atë që folëm të hënën?»

  • Si e ndihmoi Nita Xhenin të kuptonte se standardet e Biblës tregojnë se Jehovai e do?

  • Kur i prekim zemrën, studenti motivohet të përparojë

    Si arsyetoi Nita me Xhenin për mënyrën si mund t’ia shprehë dashurinë Jehovait?