Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

STËRVITU PËR SHËRBIMIN | SHTOJE GËZIMIN NË SHËRBIM

Trego empati

Trego empati

Empatia është aftësia për të kuptuar ndjenjat, vlerat, nevojat dhe mënyrën si mendon një tjetër. Ajo vërehet kollaj dhe buron nga dëshira e sinqertë për t’i ndihmuar të tjerët. Kur shfaqim empati në shërbim, pasqyrojmë dashurinë dhe merakun e Jehovait, e kjo i tërheq njerëzit drejt tij.—Fi 2:4.

Shfaqja e empatisë nuk është thjesht një teknikë: ajo pasqyrohet te mënyra si dëgjojmë e si flasim, si dhe te qëndrimi, gjestet e shprehjet e fytyrës. Kur interesohemi sinqerisht për të tjerët, tregojmë empati. Kështu u kushtojmë vëmendje interesave, bindjeve dhe rrethanave të tyre. U japim informacione dhe ndihmë praktike, por nuk u bëjmë presion të bëjnë ndryshime. Kur të tjerët e pranojnë ndihmën tonë, na shtohet gëzimi në shërbim.

SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN PROVO GËZIMIN QË SJELL BËRJA E DISHEPUJVE—PËRMIRËSO AFTËSITË—TREGO EMPATI, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si tregoi empati Nita ndërkohë që Xheni po vonohej?

  • Si tregoi empati Nita kur Xheni i tha se ishte shumë e stresuar për të studiuar?

  • Njerëzit tërhiqen drejt Jehovait kur tregojmë empati

    Si tregoi empati Nita kur Xheni i tha se nuk ishte tip i organizuar?