TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Trajtoji më të moshuarat si nëna, më të rejat si motra
Shkrimet na thonë që t’i trajtojmë të krishterët më të mëdhenj si nënat e baballarët tanë, e më të rinjtë si vëllezërit e motrat tona, si të një gjaku. (Lexo 1 Timoteut 5:1, 2.) Veçanërisht vëllezërit duhet t’i trajtojnë motrat me dinjitet e respekt.
Një vëlla, kurrë nuk do të flirtonte e nuk do të bënte diçka që do ta vinte në siklet një motër në praninë e tij. (Jb 31:1) Një vëlla beqar nuk do të luante me ndjenjat e një motre beqare duke i lënë përshtypjen se do që të nisë një lidhje romantike, kur në të vërtetë nuk është ashtu.
Pleqtë duhet të tregojnë konsideratë kur një motër me respekt bën një pyetje ose vë në dukje një çështje që kërkon vëmendje. Pleqtë duhet të tregojnë konsideratë sidomos për motrat që nuk ka kush t’i mbrojë ngaqë nuk e kanë burrin.—Ru 2:8, 9.
SHIHNI VIDEON SHFAQ ‘DASHURINË QË NUK SHUHET’ NË KONGREGACION—NDAJ VEJUSHAVE DHE JETIMËVE, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si tregoi dashuri të jashtëzakonshme kongregacioni për motrën Min?
-
Çfarë dëshmie la në fshat dashuria që tregoi kongregacioni?
-
Si ndikoi dashuria e kongregacionit te vajzat e motrës Min?
Në ç’mënyra praktike mund të tregosh merak për motrat në kongregacion?