Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË | SYNIME PËR VITIN E RI TË SHËRBIMIT

Transferohuni aty ku ka më shumë nevojë

Transferohuni aty ku ka më shumë nevojë

Nevojitet besim që të lësh shtëpinë për të shkuar në një vend tjetër që të zgjerosh shërbimin. (He 11:8-10) Nëse po mendon të shërbesh ku ka më shumë nevojë, fol me pleqtë. Ç’hapa praktikë mund të marrësh për të kuptuar nëse synimi yt është i arritshëm dhe për të zgjedhur vendin ku do të shkosh? Shqyrto çfarë kanë thënë botimet tona për shërbimin ku ka më shumë nevojë. Konsultohu me ata që ia kanë dalë të transferohen për të ndihmuar një kongregacion tjetër. (Pr 15:22) Kërko drejtimin e Jehovait në lutje. (Jk 1:5) Informohu për një nga vendet që po mendon të transferohesh. Nëse është e mundur, para se të vendosësh, provo ta vizitosh për më shumë se disa ditë.

SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN HYNI ME BESIM NË DERËN QË ÇON NË AKTIVITET—TRANSFEROHUNI ATY KU KA MË SHUMË NEVOJË, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Çfarë vështirësish duhej të kapërcente Gabrieli? Çfarë e ndihmoi?