TË JETOJMË SI TË KRISHTERË | SYNIME PËR VITIN E RI TË SHËRBIMIT
Shërbimi si pionierë
I përdorim mirë energjitë tona, kur vëmë synime në shërbim të Jehovait. (1Ko 9:26) Synimet na ndihmojnë ta shfrytëzojmë sa më mirë kohën që ka mbetur deri në fund të sistemit. (Ef 5:15, 16) Po sikur gjatë adhurimit familjar të vini synime për vitin e ri të shërbimit? Për t’ju ardhur në ndihmë, ky fletëstudim për mbledhje ka artikuj me disa synime të arritshme, që mund t’i shqyrtoni në lutje.—Jk 1:5.
Për shembull, me bashkëpunimin e familjes, a është e mundur që të paktën një pjesëtar të shërbejë si pionier i rregullt? Nëse nuk jeni të sigurt a mund t’i bëni orët, konsultohuni me pionierë që kanë rrethana të ngjashme me tuajat. (Pr 15:22) Ndoshta mund të pyesni një pionier gjatë adhurimit familjar. Pastaj shkruani variante programesh. Nëse keni shërbyer si pionierë në të shkuarën, shqyrtoni nëse rrethanat jua lejojnë përsëri këtë mundësi.
A është e mundur që disa pjesëtarë të familjes të shërbejnë si pionierë ndihmës për një a më shumë muaj? Nëse fuqitë ju kufizojnë, mund të shërbeni si pionierë ndihmës duke bërë çdo ditë nga pak orë. Nëse gjatë javës nuk dilni dot shumë në shërbim, ngaqë punoni me orar të plotë ose shkoni në shkollë, ndoshta mund të zgjidhni një muaj që ka ditë festash ose 5 fundjavë. Shënoni në kalendar kur mendoni të shërbeni si pionierë ndihmës dhe hidhni me shkrim një program.—Pr 21:5.
SHIHNI VIDEON TREGO GUXIM SI PIONIER, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si u kujdes Jehovai për motrën Amand? Çfarë mësojmë nga kjo video?