Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Mund t’i kontribuosh gëzimit në familje

Mund t’i kontribuosh gëzimit në familje

Jehovai do që familjet të jenë të lumtura. (Ps 127:3-5; Ek 9:9; 11:9) Megjithatë, gëzimi ynë mund të shuhet nga stresi që shkakton kjo botë dhe nga gabimet e pjesëtarëve të familjes. Ç’mund të bëjë secili pjesëtar për t’i kontribuar gëzimit?

Bashkëshorti e nderon gruan e tij. (1Pj 3:7) Kalon kohë me të. Është i arsyeshëm në atë që pret prej saj dhe tregon se e vlerëson për çfarë bën për të dhe familjen. (Kl 3:15) I shfaq dashuri dhe e lavdëron.—Pr 31:28, 31.

Gruaja gjen mënyra për ta mbështetur të shoqin. (Pr 31:12) I nënshtrohet dhe bashkëpunon me të. (Kl 3:18) I drejtohet me përzemërsi dhe flet mirë për të.—Pr 31:26.

Prindërit u kushtojnë kohë fëmijëve. (Lp 6:6, 7) Ua thonë me fjalë se i duan. (Mt 3:17) I disiplinojnë me dashuri dhe aftësi dalluese.—Ef 6:4.

Fëmijët i nderojnë dhe u binden prindërve. (Pr 23:22) Ua bëjnë të ditur mendimet dhe ndjenjat e tyre. I respektojnë dhe ua pranojnë disiplinën.—Pr 19:20.

SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN SHTOJENI GËZIMIN NË FAMILJE, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJES SË MËPOSHTME:

Çfarë bëri gjithsecili për t’i kontribuar gëzimit në familje?