TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Çfarë synimesh ke për vitin e ri të shërbimit?
Synimet teokratike përfshijnë çdo gjë për të cilën punojmë fort ta arrijmë, që t’i shërbejmë më plotësisht Jehovait dhe ta bëjmë të lumtur. Ato na ndihmojnë të përparojmë në të vërtetën, dhe koha e energjitë që sakrifikojmë për to nuk shkojnë dëm. (1Ti 4:15) Pse duhet t’i shqyrtojmë rregullisht synimet? Sepse rrethanat ndryshojnë. Një synim i së shkuarës mund të mos jetë më realist ose mund ta kemi arritur, dhe është koha të vëmë një tjetër.
Momenti i përshtatshëm për të shqyrtuar synimet është para se të fillojë viti i ri i shërbimit. Pse të mos e diskutoni këtë argument gjatë adhurimit familjar dhe të vendosni disa synime personale e familjare?
Çfarë synimesh specifike ke vendosur në fushat e mëposhtme dhe çfarë hapash do të ndjekësh për t’i arritur?
Leximi i Biblës, studimi personal, ndjekja e mbledhjeve, komentet.—w02 15/6 14, 15 ¶14-15
Shërbimi.—w23.05 27 ¶4-5
Cilësitë e krishtere.—w22.04 23 ¶5-6
Tjetër: