Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Fushatë speciale për të bërë të njohur Mbretërinë e Perëndisë në shtator!

Fushatë speciale për të bërë të njohur Mbretërinë e Perëndisë në shtator!

Gjatë shtatorit, do të përpiqemi në mënyrë të veçantë të bëjmë të njohur Mbretërinë e Perëndisë si zgjidhjen e vetme të problemeve të njerëzimit. (Mt 24:14) Si mund të marrësh pjesë? Gjatë muajit, tregoju një shkrim për Mbretërinë e Perëndisë sa më shumë njerëzve të mundesh. Nëse dikush shfaq interes, jepi një kopje të botimit për publikun, Kulla e Rojës nr. 2 2020. Pastaj përpiqu ta kontaktosh sa më shpejt të jetë e mundur dhe provo të fillosh një studim me broshurën Gëzoje jetën përgjithmonë. Gjatë shtatorit, të gjithë pionierët ndihmës mund të zgjedhin të bëjnë 15 ose 30 orë.

Mbretëria e Perëndisë së shpejti do të thërrmojë të gjitha qeveritë që i kundërvihen. (Dn 2:44; 1Ko 15:24, 25) Bëfshim më të mirën gjatë kësaj fushate speciale për të treguar se e përkrahim Jehovain dhe Mbretërinë e tij!