Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kokinakis kundër Greqisë, Droit réservé

Sipas akrepave të orës, duke filluar nga lart majtas: Drejtoria Shtetërore e Arsimit në Virxhinian Perëndimore kundër Barnetit; Kokinakis kundër Greqisë; OFL-ja e Taganrogut dhe të tjerët kundër Rusisë; Ça dhe të tjerët kundër Koresë së Jugut

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Mbrojtja dhe themelimi ligjërisht i lajmit të mirë

Mbrojtja dhe themelimi ligjërisht i lajmit të mirë

Kur kundërshtarët u orvatën t’i ndalnin izraelitët të rindërtonin tempullin, ndërtuesit u përpoqën të themelonin të drejtën ligjore për të vazhduar punimet. (Ezd 5:11-16) Po njësoj, të krishterët kanë bërë ç’është e mundur për të mbrojtur dhe për të themeluar ligjërisht lajmin e mirë. (Fi 1:7) Për këtë arsye, në vitin 1936, në selinë botërore u krijua Departamenti Ligjor. Sot, Departamenti Ligjor në Selinë Botërore organizon mbrojtjen e veprës së Mbretërisë në mbarë botën. Si e ka ndihmuar ky departament veprën e Mbretërisë dhe si i ka sjellë dobi popullit të Perëndisë?

SHIHNI VIDEON VIZITË NË REPARTIN a LIGJOR NË SELINË BOTËRORE, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Çfarë problemesh ligjore kanë hasur Dëshmitarët e Jehovait?

  • Cilat fitore ligjore kanë arritur? Jepni një shembull

  • Ç’rol mund të luajë secili prej nesh «në mbrojtjen e në themelimin ligjërisht të lajmit të mirë»?

  • Në cilën pjesë të sitit mund të gjejmë informacion për zhvillimet ligjore në lidhje me popullin e Perëndisë dhe një listë të Dëshmitarëve të Jehovait të burgosur për besimin e tyre?

a Tani në shqip njihet si Departamenti.