Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Punojnë fort për të na shërbyer

Punojnë fort për të na shërbyer

Mbikëqyrësit qarkorë dhe gratë e tyre u shërbejnë të tjerëve me dashuri vetëmohuese. Ashtu si ne, edhe ata kanë nevojat e tyre e ndonjëherë përjetojnë lodhje, shkurajim dhe ankth. (Jk 5:17) Megjithatë, çdo javë përqendrohen si t’i inkurajojnë motrat dhe vëllezërit e kongregacionit që vizitojnë. Mbikëqyrësit qarkorë janë vërtet «të denjë për nderim të dyfishtë».—1Ti 5:17.

Kur apostulli Pavël vendosi të shkonte në Romë që ‘t’i jepte ndonjë dhuratë nga Perëndia’ kongregacionit atje, mezi priste të inkurajohej dhe të inkurajonte të tjerët. (Ro 1:11, 12) A ke menduar si mund ta inkurajosh mbikëqyrësin qarkor dhe gruan e tij, nëse është i martuar?

SHIHNI VIDEON JETA E NJË MBIKËQYRËSI QARKOR NË ZONAT RURALE, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Në ç’mënyra mbikëqyrësit qarkorë dhe gratë e tyre tregojnë dashuri vetëmohuese për kongregacionet?

  • Si ke nxjerrë dobi nga ndihma e tyre?

  • Po ne, si mund t’i inkurajojmë?