15-21 korrik
PSALMET 63-65
Kënga 108 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. «Dashuria jote besnike është më e mirë se vetë jeta»
(10 min.)
Miqësia e ngushtë me Perëndinë është më e çmuar se vetë jeta (Ps 63:3; w01 15/10 15-16 ¶17-18)
Meditimi për dashurinë besnike që na ka treguar Jehovai, na shton çmueshmërinë për Të (Ps 63:6; w19.12 28 ¶4; w15 15/10 24 ¶7)
Çmueshmëria për dashurinë besnike të Perëndisë na nxit t’i thurim lavde gjithë gëzim (Ps 63:4, 5; w09 15/7 16 ¶6)
IDE PËR ADHURIMIN FAMILJAR: Diskutoni për mënyrat si ju ka treguar dashuri besnike Jehovai.
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
-
Ps 64:3—Si na motivon ky varg të jemi gojëmbël? (w07 15/11 15 ¶6)
-
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Ps 63:1–64:10 (th mësimi 12)
4. Nis një bisedë
(2 min.) SHTËPI MË SHTËPI. I zoti i shtëpisë nuk e flet gjuhën tënde. (lmd mësimi 3, pika 4)
5. Nis një bisedë
(2 min.) DËSHMI JOFORMALE. Biseda mbyllet para se të japësh dëshmi. (lmd mësimi 2, pika 4)
6. Nis një bisedë
(3 min.) DËSHMI PUBLIKE. Zbulo çfarë teme i intereson personit dhe merru vesh me të si ta kontaktosh për të vazhduar bisedën. (lmd mësimi 1, pika 5)
7. Shpjego bindjet e tua
(4 min.) Demonstrim. ijwfq 51—Tema: Pse Dëshmitarët e Jehovait u predikojnë atyre që më parë kanë thënë «s’më intereson»? (lmd mësimi 4, pika 3)
Kënga 154
8. Si e tregojmë se e duam Perëndinë?
(15 min.) Diskutim.
Jehovai është plot «dashuri besnike». (Ps 86:5) Shprehja «dashuri besnike» i referohet dashurisë së motivuar nga përkushtimi, integriteti, besnikëria dhe nga një lidhje e ngushtë. Edhe pse Jehovai u tregon dashuri të gjithë njerëzve, ‘dashuria besnike’ përshkruan dashurinë që ka vetëm për shërbëtorët e tij, të cilët gëzojnë një miqësi të ngushtë me të. (Ps 33:18; 63:3; Gjo 3:16; Ve 14:17) Mund të tregojmë çmueshmëri për dashurinë besnike të Jehovait, duke e dashur edhe ne Atë. Si? Duke iu bindur urdhërimeve të tij, përfshirë edhe urdhërimit ‘për të bërë dishepuj’.—Mt 28:19; 1Gjo 5:3.
Shihni VIDEON Shfaq ‘dashurinë që nuk shuhet’ në shërbim, dhe pastaj bëj këto pyetje:
Si na motivon dashuria të flasim për lajmin e mirë kur:
-
jemi të lodhur?
-
hasim kundërshtime?
-
merremi me aktivitetet e përditshme?
9. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) bt kap. 12 ¶14-20