Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

22-28 korrik

PSALMET 66-68

22-28 korrik

Kënga 7 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. Jehovai mban barrën tonë ditë për ditë

(10 min.)

Jehovai i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve tona (Ps 66:19; w23.05 12 ¶15)

Ai u kushton vëmendje atyre që kanë rrethana të vështira (Ps 68:5; w10 1/12 23 ¶6; w09 1/4 31 ¶1)

Jehovai na ndihmon çdo ditë (Ps 68:19; w23.01 19 ¶17)

PËR MEDITIM: Si e lejojmë Jehovain të mbajë barrën tonë?

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Ps 68:18—Cilët ishin ‘dhuratat në njerëz’ në kohën e Izraelit të lashtë? (w06 1/6 10 ¶5)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(3 min.) SHTËPI MË SHTËPI. I zoti i shtëpisë vjen nga një kulturë tjetër. (lmd mësimi 5, pika 3)

5. Ushqe interesin

(4 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Vazhdo bisedën rreth fletushkës që ke lënë herën e kaluar. (lmd mësimi 9, pika 3)

6. Bëj dishepuj

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 102

7. A mund t’ia lehtësosh barrën dikujt?

(15 min.) Diskutim.

Asnjë shërbëtor i Perëndisë nuk ka pse t’i përballojë i vetëm vështirësitë e jetës. (2Kr 20:15; Ps 127:1) Jehovai është ndihma jonë. (Is 41:10) Cilat janë disa mënyra si na ndihmon Jehovai? Ai na drejton me anë të Fjalës së tij dhe organizatës. (Is 48:17) Na ka vënë në dispozicion frymën e tij të shenjtë e të fuqishme. (Lu 11:13) Veç këtyre, i nxit motrat e vëllezërit të na japin zemër dhe ndihmë praktike. (2Ko 7:6) Kjo do të thotë që Jehovai mund ta përdorë secilin nga ne për t’ia lehtësuar barrën një të bashkëkrishteri.

Shihni VIDEON Shfaq ‘dashurinë që nuk shuhet’ në kongregacion—Ndaj të moshuarve, dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  • Çfarë mund të bësh për t’ia lehtësuar barrën një të krishteri të moshuar?

Shihni VIDEON Shfaq ‘dashurinë që nuk shuhet’ në kongregacion—Ndaj atyre që shërbejnë në kohë të plotë, dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  • Çfarë mund të bësh për t’ia lehtësuar barrën dikujt që shërben në kohë të plotë?

Shihni VIDEON Shfaq ‘dashurinë që nuk shuhet’ në kongregacion—Ndaj të huajve, dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  • Çfarë mund të bësh për t’ia lehtësuar barrën dikujt që po kalon një periudhë të vështirë?

8. Studimi i Biblës në Kongregacion

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 88 dhe lutja