Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

29 korrik–4 gusht

PSALMI 69

29 korrik–4 gusht

Kënga 13 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. Ngjarje nga jeta e Jezuit, të parathëna në Psalmin 69

(10 min.)

Jezuin e urryen pa shkak (Ps 69:4; Gjo 15:24, 25; w11 15/8 11 ¶17)

Jezui kishte zell për shtëpinë e Perëndisë (Ps 69:9; Gjo 2:13-17; w10 15/12 8 ¶7-8)

Jezui përjetoi dhimbje emocionale; gjithashtu i ofruan verë të përzier me vrer (Ps 69:20, 21; Mt 27:34; Lu 22:44; Gjo 19:34; g95-E 22/10 31 ¶4; it-2-E 650)


PËR MEDITIM: Pse Jehovai përfshiu profeci për Mesinë në Shkrimet Hebraike?

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Ps 69:30, 31—Si na ndihmojnë këto vargje të përmirësojmë cilësinë e lutjeve? (w99 15/1 18 ¶11)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

(4 min.) Ps 69:1-25 (th mësimi 2)

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Durim—Çfarë bëri Jezui?

(7 min.) Diskutim. Shihni VIDEON dhe pastaj diskutoni nga broshura lmd mësimi 8, pikat 1-2.

5. Durim—Imito Jezuin

(8 min.) Diskutim i bazuar në broshurën lmd mësimi 8, pikat 3-5 dhe «Shih edhe».

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 134

6. Ndihmë për kongregacionin

(5 min.)

7. Parime për adhurimin familjar

(10 min.) Diskutim.

Në janar 2009, Studimi i Librit në Kongregacion bashkë me Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe Mbledhjen e Shërbimit u shkrinë në një mbledhje të vetme mesjave. Kjo u dha mundësi familjeve që çdo javë, të bëjnë një program të personalizuar për adhurimin familjar. Shumë motra e vëllezër kanë shprehur mirënjohje për këtë ndryshim që i ka ndihmuar të afrohen më shumë me Jehovain dhe me njëri-tjetrin.—Lp 6:6, 7.

Çfarë parimesh mund t’i ndihmojnë kryefamiljarët ta bëjnë adhurimin familjar sa më të dobishëm?

  • Jini të rregullt. Nëse është e mundur, programoni një kohë specifike për ta mbajtur adhurimin çdo javë. Nëse del diçka e papritur, lini si alternativë edhe ndonjë ditë tjetër

  • Përgatituni. Konsultohuni me bashkëshorten dhe, me raste, kërkoni sugjerime edhe nga fëmijët. S’ka nevojë për ndonjë përgatitje të jashtëzakonshme, sidomos nëse familja është mësuar që disa aktivitete t’i bëjë çdo javë

  • Përshtateni programin sipas nevojave të familjes. Teksa fëmijët rriten, nevojat dhe aftësitë e tyre ndryshojnë. Programi duhet ta ndihmojë secilin pjesëtar të familjes të forcojë besimin te Jehovai

  • Krijo një atmosferë të ngrohtë dhe çlodhëse. Me raste, mund të studioni jashtë kur koha është e mirë. Nëse lind nevoja, gjatë adhurimit mund të bëni edhe pak pushim. Edhe pse gjatë adhurimit mund të trajtoni probleme specifike për familjen, mos e përdorni këtë rast për të qortuar a disiplinuar

  • Bëjeni të larmishëm. Për shembull, gjatë adhurimit mund të përgatitni një pjesë për mbledhjen e ardhshme, të shihni e të diskutoni për një video në jw.org ose të bëni prova se çfarë do të thoni në shërbim. Ndonëse adhurimi familjar duhet bërë kryesisht në formë bashkëbisedimi, kjo kohë mund të përdoret nga pjesëtarët e familjes edhe për të bërë studim personal

Diskutoni për këtë pyetje:

  • Çfarë përpjekjesh ke bërë për t’i zbatuar këto parime gjatë adhurimit familjar?

8. Studimi i Biblës në Kongregacion

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 114 dhe lutja