Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Si të përdorim JW Library?

Si të përdorim JW Library?

PËR TË STUDIUAR:

  • Lexo Biblën dhe shkrimin e ditës

  • Lexo Librin vjetor, revistat dhe botime të tjera. Përdor opsionin bookmark (segnalibri)

  • Përgatitu për mbledhjet e kongregacionit dhe nënvizo përgjigjet

  • Shih video

NË MBLEDHJE:

  • Shiko shkrimet që përmend oratori. Përdor opsionin history (cronologia) për t’u kthyer te një shkrim

  • Në vend që të marrësh shumë botime të shtypura në mbledhje, përdor pajisjen tënde për të ndjekur pjesët e ndryshme dhe për të kënduar këngët. JW Library ka këngët e reja që akoma s’janë te libri i këngëve

NË SHËRBIM:

  • Tregoi diçka nga JW Library një të interesuari, dhe pastaj ndihmoje të shkarkojë aplikacionin dhe botime te pajisja e tij

  • Përdor opsionin search (cerca) për të gjetur një varg biblik. Në disa gjuhë të tjera, nëse një shprehje nuk del në botimin e rishikuar Përkthimi Bota e Re, kaloje te Bibla me referime dhe kërko përsëri

  • Shfaq një video. Nëse i zoti i shtëpisë ka fëmijë, mund t’i tregosh një nga videot Bëhu mik i Jehovait. Ose mund t’i tregosh videon Pse ta studiosh Biblën? për t’i stimuluar interesin për një studim biblik. Nëse dikush flet një gjuhë tjetër, shfaq një video në gjuhën e tij

  • Tregoji dikujt një shkrim në një gjuhë tjetër duke përdorur një përkthim që tashmë ke shkarkuar. Shko te shkrimi, shtyp numrin e vargut dhe pastaj shtyp ikonën e përkthimit paralel