TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
«Atë që Perëndia e ka bashkuar . . .»
Ligji i Moisiut i kërkonte një burri që donte të divorcohej, të përgatiste një dokument ligjor. Kjo shërbente për të parandaluar divorcet e nxituara. Por, në ditët e Jezuit, krerët fetarë e kishin bërë të lehtë marrjen e divorcit. Burrat mund t’i divorconin gratë për çfarëdolloj arsyeje. («dëshmi se e ka përzënë» shënimi për studim te Mr 10:4, nwtsty; «divorcohet nga gruaja», «kryen kurorëshkelje dhe shkel të drejtat e saj» shënimet për studim te Mr 10:11, nwtsty) Jezui e tërhoqi vëmendjen te fakti se martesa është lejuar dhe është themeluar nga Jehovai. (Mr 10:2-12) Burri dhe gruaja do të bëheshin «një mish i vetëm», në një lidhje të përhershme. Sipas tregimit paralel të Mateut, baza e vetme në Shkrime për divorc është ‘kurvëria’ ose imoraliteti seksual.—Mt 19:9.
Sot, shumë njerëz nuk e shohin martesën si Jezui, por si farisenjtë. Kur u lindin probleme, njerëzit që nuk adhurojnë Jehovain shpejtojnë të divorcohen. Krejt ndryshe, çiftet e krishtere i marrin seriozisht betimet e tyre martesore dhe përpiqen fort t’i kapërcejnë vështirësitë duke zbatuar parimet e Biblës. Pasi të shihni videon Dashuria dhe respekti bashkon familjet, përgjigjjuni pyetjeve vijuese:
-
Si ta zbatosh në martesë Proverbat 15:1 dhe pse është e rëndësishme?
-
Si mund t’i shmangësh problemet kur zbaton Proverbat 19:11?
-
Nëse martesa jote është buzë greminës, në vend që të mendosh: «A duhet të divorcohem?», ç’pyetje duhet të shqyrtosh?
-
Si mund të jesh një burrë ose një grua më e mirë duke zbatuar Mateun 7:12?