Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

STËRVITU PËR SHËRBIMIN | SHTOJE GËZIMIN NË SHËRBIM

Ilustro pikat kryesore

Ilustro pikat kryesore

Gjatë vizitave ose studimeve të Biblës, duhet t’i ndihmojmë dëgjuesit t’i kapin pikat kryesore. Kur i ilustrojmë këto pika, mund t’u prekim zemrën dhe t’ua bëjmë më të lehtë t’i kujtojnë.

Teksa përgatitesh për një vizitë ose një studim të Biblës, dallo pikat kryesore që do të ilustrosh, jo detajet e parëndësishme. Pastaj zgjidh një ilustrim të thjeshtë nga jeta e përditshme. (Mt 5:14-16; Mr 2:21; Lu 14:7-11) Mbaj parasysh formimin dhe aktivitetet e dëgjuesit. (Lu 5:2-11; Gjo 4:7-15) Kur të shohësh t’i shkëlqejnë sytë ngaqë e ka kapur pikën, do të provosh gëzim.

SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN PROVO GËZIMIN QË SJELL BËRJA E DISHEPUJVE—PËRMIRËSO AFTËSITË—ILUSTRO PIKAT KRYESORE, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Pse studentët kanë nevojë për ndihmë që të kuptojnë vargjet e Biblës?

  • Si e ilustroi Nita të vërtetën e Romakëve 5:12?

  • Ilustrimet e mira prekin zemrën

    Çfarë ndikimi kanë te dëgjuesit ilustrimet e mira?

  • Pse duhet të përdorim në shërbim video dhe mjete të tjera mësimore që ka siguruar organizata e Jehovait?