Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të përgatitur në orët e fundit ‘të ditëve të fundit’

Të përgatitur në orët e fundit ‘të ditëve të fundit’

Ndërsa përballojmë orët e fundit ‘të ditëve të fundit’, presim që intensiteti i vështirësive të rritet. (2Ti 3:1; «dhembjeve të lindjes» shënimi për studim te Mt 24:8, nwtsty) Kur kanoset një katastrofë natyrore, shpesh populli i Jehovait merr udhëzime jetëshpëtuese dhe në kohë. Mbijetesa jonë mund të varet nga bindja që tregojmë për t’u përgatitur që tani, si nga ana e besimit, edhe nga ana praktike.—Lu 16:10.

  • Forconi besimin: Krijoni një program të mirë. Mësoni të predikoni në forma të ndryshme. Mos u panikosni nëse përkohësisht jeni të ndarë nga kongregacioni. (Is 30:15) Kurrë nuk jeni të izoluar nga Jehovai dhe Jezui.—od 176 ¶15-17.

  • Merrni hapa praktikë: Përveç çantës së emergjencës, çdo shtëpi duhet të ketë rezerva të arsyeshme me ushqim, ujë, ilaçe dhe gjëra të ngjashme, në rast se lind nevoja të strehoheni diku për një kohë të gjatë.—Pr 22:3; g17.5 4, 6.

SHIHNI VIDEON A JE I PËRGATITUR PËR NJË KATASTROFË NATYRORE?, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si ta mbajmë besimin të fortë në raste katastrofash?

  • Pse duhet:

    • të mbajmë komunikim të mirë me pleqtë?

    • të përgatitim një çantë emergjence?

    • të diskutojmë llojet e katastrofave që mund të ndodhin dhe çfarë të bëjmë në çdo situatë?

  • Cilat janë tri mënyra si mund t’i ndihmojmë ata që përjetojnë një katastrofë?

PYET VETEN: «Çfarë mund të mësoj nga pandemia e COVID-19 për sa i përket përgatitjes?»