TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Mbaji nën kontroll dëshirat
Si të papërsosur, na duhet të luftojmë gjithnjë me dëshirat tona. Nëse nuk i mbajmë nën kontroll, mund të humbim miratimin e Jehovait. Për shembull, disa lejojnë që dëshira për ushqim, veshje dhe strehim t’i zërë vendin dashurisë për Perëndinë. Të tjerë plotësojnë dëshirat seksuale, pa marrë parasysh standardet e Perëndisë. (Ro 1:26, 27) Të tjerë akoma i dorëzohen presionit të moshatarëve nga dëshira që t’i pëlqejnë e t’i pranojnë.—Eks 23:2.
Si t’u vëmë fre dëshirave? Duhet të bëjmë maksimumin që të përqendrohemi te gjërat që i pëlqejnë Jehovait. (Mt 4:4) Gjithashtu duhet t’i përgjërohemi Jehovait që të na ndihmojë t’i kontrollojmë dëshirat. Pse? Sepse ai e di ç’është më e mira për ne dhe si të na i plotësojë dëshirat e përshtatshme.—Ps 145:16.
SHIHNI VIDEON MOS E LËR DUHANIN TË TË PRISHË JETËN, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Pse disa njerëz pinë duhan?
-
Çfarë mund të të shkaktojë duhani?
-
Pse janë të gabuara duhani dhe cigaret elektronike?—2Ko 7:1
-
Si t’i thuash jo duhanit e madje ta lësh këtë ves?