TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
«Dashuria . . . shpreson çdo gjë»
Dashuria altruiste na motivon që të shpresojmë më të mirën për vëllezërit tanë. (1Ko 13:4, 7) Për shembull, nëse një vëlla mëkaton dhe disiplinohet, shpresojmë t’u përgjigjet përpjekjeve për ta ndrequr. Jemi të duruar me të dobëtit në besim dhe përpiqemi t’i ndihmojmë. (Ro 15:1) Nëse dikush largohet nga kongregacioni, nuk i humbim shpresat se do të kthehet një ditë.—Lu 15:17, 18.
SHIHNI VIDEON MOS HARRO SI SILLET DASHURIA—SHPRESON ÇDO GJË, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Ndaj kujt shfaq tani besnikëri Abneri?
-
Si reagon Davidi ndaj kërkesës së Abnerit? Po Joabi?
-
Pse duhet të shpresojmë më të mirën për vëllezërit?