Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Përdor Gëzoje jetën përgjithmonë për të forcuar besimin te Jehovai dhe Jezui

Përdor Gëzoje jetën përgjithmonë për të forcuar besimin te Jehovai dhe Jezui

Që të kenë pëlqimin e Perëndisë, studentët e Biblës duhet të ndërtojnë besim të fortë. (He 11:6) Për këtë mund t’i ndihmojmë me librin Gëzoje jetën përgjithmonë. Ky libër për studim ka shkrime kyçe, arsyetime të qarta, pyetje të efektshme, video motivuese dhe ilustrime të bukura. Sa herë i ndihmojmë studentët të zhvillojnë cilësi të krishtere dhe një miqësi të ngushtë me Perëndinë, po ndërtojmë me materiale zjarrduruese.—1Ko 3:12-15.

Për disa është e vështirë ta konsiderojnë mik Perëndinë, përderisa nuk e shohin. Prandaj duhet t’i ndihmojmë të zhvillojnë besim te personaliteti tërheqës i Jehovait.

SHIHNI VIDEON FORCONI BESIMIN TE JEHOVAI ME «GËZOJE JETËN PËRGJITHMONË», DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Nga duket që motra ishte përgatitur mirë për studimin?

  • Si i përdori disa pyetje të menduara mirë që ta nxiste studenten të shprehej për Isainë 41:10, 13?

  • Si ndikoi videoja dhe shkrimi te studentja?

Shumë njerëz nuk e kuptojnë ç’është shpërblesa ose nuk e konsiderojnë si dhuratë që Perëndia e ka bërë enkas për ta. (Ga 2:20) Prandaj duhet t’i ndihmojmë të zhvillojnë besim te flijimi shpërblyes i Jezuit.

SHIHNI VIDEON FORCONI BESIMIN TE JEZUI ME «GËZOJE JETËN PËRGJITHMONË», DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Nga duket që vëllai ishte përgatitur mirë për studimin?

  • Si e përshtati materialin e pjesës «Eksploro» për të ndihmuar studentin?

  • Pse lutja është jetësore për studentin?