TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
A je i përgatitur për trazira civile?
Ndërsa fundi i këtij sistemi afrohet, presim që trazirat civile, terrorizmi dhe luftërat të shtohen. (Zb 6:4) Si të përgatitemi për sfidat e së ardhmes?
-
Forco besimin: Gjej parime dhe tregime nga Bibla që të forcojnë besimin te Jehovai e tek organizata e tij dhe që të ndihmojnë të qëndrosh asnjanës. (Pr 12:5; jr 125-126 ¶23-24) Tani është koha të forcojmë miqësitë me vëllezërit e motrat.—1Pj 4:7, 8
-
Merr hapa praktikë: Planifiko një vendstrehim të sigurt dhe rezerva të arsyeshme me ushqime. Gjithashtu përgatit një plan evakuimi. Rishiko çfarë ke në çantën e emergjencës dhe përfshi pajisje të mbrojtjes personale, si edhe pará. Sigurohu që të kesh numrat e kontaktit të pleqve dhe që ata të kenë numrin tënd të kontaktit.—Is 32:2; g17.5 3-7
Gjatë trazirave mbaj një program të rregullt adhurimi. (Fi 1:10) Mos lëviz nga njëri vend në tjetrin, përveç rasteve të evakuimit. (Mt 10:16) Ndaj ushqime dhe gjëra të nevojshme me të tjerët.—Ro 12:13.
SHIHNI VIDEON A JE I PËRGATITUR PËR KATASTROFA?, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si mund të na ndihmojë Jehovai në kohë katastrofash?
-
Çfarë hapash praktikë mund të marrim për t’u përgatitur?
-
Si mund t’i ndihmojmë ata që janë prekur nga katastrofat?