TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Përdor ngjarje aktuale në shërbim
Gjatë shërbimit të tij, Jezui i mësonte të tjerët duke përdorur ngjarje aktuale. (Lu 13:1-5) Edhe ti mund të përdorësh ngjarje të tilla që të ngjallësh interes për mesazhin e Mbretërisë. Pasi të përmendësh koston e lartë të jetesës, një katastrofë natyrore, trazirë civile, varësinë nga droga a diçka të ngjashme, bëj një pyetje që të vë në mendime. Ajo mund të jetë: «A mendon se do të marrë fund . . . ?» ose «Cila mendon se është zgjidhja për . . . ?» Pastaj trego një varg nga Bibla që lidhet me argumentin. Nëse personi shfaq interes, drejtoja vëmendjen te një video ose një botim nga Çanta e mjeteve mësimore. Teksa përpiqemi t’u prekim zemrën njerëzve në territor, ‘bëfshim çdo gjë për hir të lajmit të mirë’!—1Ko 9:22, 23.
Çfarë argumentesh mund të jenë interesante për njerëzit e territorit tënd?