Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Mbrohu nga apostazia

Mbrohu nga apostazia

Satanai dhe ata që janë nën ndikimin e tij shpesh përziejnë gënjeshtra me të vërteta, në përpjekje për të na dobësuar besimin. (2Ko 11:3) Për shembull, asirianët përdorën gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra ashiqare për të shkurajuar popullin e Jehovait. (2Kr 32:10-15) Sot apostatët përdorin taktika të ngjashme. Si duhet të reagojmë ndaj mësimeve të tyre? Fiks siç do të reagonim ndaj një helmi. Kurrë mos i lexo, mos iu përgjigj ose mos ua përcill të tjerëve. Ji i shpejtë për të dalluar nëse një informacion ka qëllim të ngjallë dyshime për Jehovain e organizatën e tij, dhe hidhe poshtë!—Jd 3, 4.

SHIHNI VIDEON «LUFTONI ME MISH E ME SHPIRT PËR BESIMIN!»—FRAGMENT, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Pse duhet të jemi të kujdesshëm nëse përdorim forumet në internet?

  • Si mund ta ndjekim këshillën që gjejmë te Romakëve 16:17?