TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Jehovai është «ati i jetimëve»
Çdo vit, shumë të rinj zgjedhin të bëhen miq të Jehovait. (Ps 110:3) Jehovai ka merak të thellë për secilin prej jush. Ai i kupton vështirësitë e tua dhe premton se do të të ndihmojë t’i shërbesh atij. Nëse je rritur nga një prind i vetëm, mos harro që Jehovai bëhet «ati i jetimëve». (Ps 68:5) Me stërvitjen e Jehovait, mund t’ia dalësh mbanë pavarësisht nga rrethanat që ke në shtëpi.—1Pj 5:10.
SHIHNI VIDEON ATA QË LUFTUAN ME SUKSES PËR BESIMIN—ATA QË JANË RRITUR NGA NJË PRIND, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Çfarë mëson nga shembulli i Temit, Çarlsit dhe i Xhimit?
-
Për çfarë i siguron Psalmi 27:10 ata që janë rritur nga një prind i vetëm?