Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

20-26 maj

PSALMET 40-41

20-26 maj

Kënga 102 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. Pse të ndihmojmë të tjerët?

(10 min.)

Kur ndihmojmë të tjerët, ndihemi të lumtur (Ps 41:1; w18.08 22 ¶16-18)

Jehovai i ndihmon ata që ndihmojnë të tjerët (Ps 41:2-4; w15 15/12 24 ¶7)

Kur ndihmojmë të tjerët, i japim lavdi Jehovait (Ps 41:13; Pr 14:31; w17.09 12 ¶17)

PYET VETEN: «A mund të ndihmoj dikë në kongregacion që ta përdorë sa më mirë aplikacionin JW Library?»

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Ps 40:5-10—Sipas këtyre vargjeve, si e tregojmë se e pranojmë pozitën sovrane të Jehovait? (it Jehovai ¶74)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(3 min.) DËSHMI JOFORMALE. Nis një bisedë me dikë që duket i lumtur. (lmd mësimi 2, pika 3)

5. Nis një bisedë

(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Nis një bisedë me dikë që duket i trishtuar. (lmd mësimi 3, pika 5)

6. Bëj dishepuj

(5 min.) lff mësimi 14, pika 6. Trajto një pikë nga artikulli «Lëvdo Jehovain në kongregacion» te pjesa «Eksploro», me një student që ngurron të komentojë në mbledhje. (th mësimi 19)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 138

7. Të bëjmë të mirën ndaj të moshuarve

(15 min.) Diskutim.

Jehovai e çmon gjithë punën që bëjnë të moshuarit besnikë në kongregacion, e po ashtu edhe ne. (He 6:10) Përgjatë viteve, ata janë përpjekur fort për t’i mësuar, stërvitur dhe inkurajuar bashkëbesimtarët. Me siguri e kujton si të kanë ndihmuar edhe ty. Si mund të tregosh mirënjohje për atë që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë të moshuarit në kongregacion?

Shihni VIDEON ‘T’u bëjmë mirë vëllezërve tanë’, dhe pastaj bëj këto pyetje:

  • Çfarë kishte mësuar Xhi-Huni nga vëllai Hu-Xhin Kan?

  • Pse i çmon të moshuarit e kongregacioni tënd?

  • Ç’mësim nxjerrim nga ilustrimi me samaritanin e mirë?

  • Pse mendon se ishte ide e mirë që Xhi-Huni mori me vete edhe të tjerë për të ndihmuar vëllanë Hu-Xhin Kan?

Nëse përpiqemi fort të kuptojmë nevojat e të moshuarve në kongregacion, mund të gjejmë shumë mënyra si t’i ndihmojmë. Pasi t’i dallosh këto nevoja, mendo ç’mund të bësh për t’i ndihmuar.—Jk 2:15, 16.

Lexo Galatasve 6:10 dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  • Në cilat mënyra mund ‘t’u bësh mirë’ të moshuarve në kongregacion?

8. Studimi i Biblës në Kongregacion

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 8 dhe lutja