Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

27 maj–2 qershor

PSALMET 42-44

27 maj–2 qershor

Kënga 86 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. Nxirr sa më shumë dobi nga arsimimi hyjnor

(10 min.)

Shfrytëzo mundësitë për ta adhuruar Jehovain bashkë me të tjerët, duke i ndjekur aktivitetet teokratike, nëse është e mundur, fizikisht (Ps 42:4, 5; w06 1/6 9 ¶4)

Lutu para se të studiosh Fjalën e Perëndisë (Ps 42:8; w12 15/1 15 ¶2)

Lejo që të vërtetat e Biblës të drejtojnë çdo aspekt të jetës sate (Ps 43:3)

Arsimimi hyjnor na jep forcë t’u bëjmë ballë vështirësive dhe të mbajmë premtimin që i kemi bërë Jehovait për t’i shërbyer përgjithmonë.—1Pj 5:10; w16.09 5 ¶11-12.

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Ps 42:5—Çfarë mund të mësojmë nga fjalët e levitit? (w09 15/11 9 ¶11-12)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(4 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Ofro një studim. (lmd mësimi 5, pika 5)

5. Ushqe interesin

(5 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Ftoje personin të dëgjojë fjalimin publik në mbledhjen e radhës. Prezanto videon Çfarë ndodh në një Sallë Mbretërie? (lmd mësimi 7, pika 5)

6. Fjalim

(3 min.) lmd shtojca A, pika 4—Tema: Çdo njeri do të gëzojë shëndet të plotë. (th mësimi 2)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 21

7. Merrni vendime të mençura për punën dhe arsimimin

(15 min.) Diskutim.

Të rinj, a keni menduar se ç’do të bëni pasi të mbaroni shkollën? Mbase tashmë e keni një ide se çfarë pune do të zgjidhni, që do t’ju lejojë të filloni shërbimin si pionierë. Ose mbase po mendoni për ndonjë kurs të mëtejshëm që ju aftëson ose ju siguron një certifikatë a diplomë për këtë lloj pune. Edhe pse kjo është një periudhë emocionuese në jetën tuaj, mund të ndiheni të pështjelluar nga mundësitë e shumta që ju ofrohen ose në presion për të marrë një vendim që kënaq të tjerët. Çfarë mund t’ju ndihmojë të merrni një vendim të mençur?

Lexo Mateun 6:32, 33 dhe pastaj bëj këto pyetje:

  • Pse është mirë të kesh synime të qarta teokratike para se të marrësh një vendim për punën ose arsimimin?

  • Si mund t’i ndihmojnë prindërit fëmijët e tyre të zbatojnë Mateun 6:32, 33?—Ps 78:4-7

Ki kujdes që dëshira për të pasur siguri financiare ose pozitë të mos ndikojë te vendimet e tua. (1Gjo 2:15, 17) Mos harro se të qenët i pasur, mund t’ia bëjë të vështirë dikujt ta vërë Mbretërinë në vend të parë. (Lu 18:24-27) Rendja pas gjërave materiale të pengon të forcosh besimin dhe të kënaqësh Jehovain.—Mt 6:24; Mr 8:36.

Shihni VIDEON Kujdes! Mos kini besim tek ajo që «shuhet»!—Pasuria, dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  •   Si mund të të ndihmojnë vargjet te Proverbat 23:4, 5 të marrësh vendime të mençura?

8. Studimi i Biblës në Kongregacion

(30 min.) bt kap. 10 ¶5-12

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 47 dhe lutja