6-12 maj
PSALMET 36-37
Kënga 87 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. «Mos u acaro për shkak të të ligjve»
(10 min.)
Të ligjtë na shkaktojnë shumë vuajtje (Ps 36:1-4; w17.04 10 ¶4)
Kur ushqejmë mëri ndaj «të ligjve», dëmtojmë veten (Ps 37:1, 7, 8; w22.06 10 ¶10)
Kur besojmë te premtimet e Jehovait, kemi paqe (Ps 37:10, 11; w03 1/12 13 ¶20)
PYET VETEN: «A u kushtoj tepër vëmendje lajmeve që flasin për akte dhune?»
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
-
Ps 36:6—Për çfarë mund ta ketë pasur fjalën psalmisti, kur e krahasoi drejtësinë e Jehovait me «male madhështore [ose «malet e Perëndisë», shën.]»? (it-2-E 445)
-
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Ps 37:1-26 (th mësimi 10)
4. Nis një bisedë
(3 min.) SHTËPI MË SHTËPI. (lmd mësimi 1, pika 5)
5. Ushqe interesin
(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Ofroji një studim dikujt që nuk ka pranuar të studiojë në të shkuarën. (lmd mësimi 9, pika 4)
6. Fjalim
(5 min.) ijwbv 45—Tema: Cili është kuptimi i Psalmit 37:4? (th mësimi 13)
Kënga 33
7. A je i përgatitur për «kohë vuajtjesh»?
(15 min.) Diskutim.
Në mbarë botën, motrat dhe vëllezërit përballen me humbje e tragjedi si pasojë e katastrofave natyrore dhe atyre të shkaktuara nga njeriu. (Ps 9:9, 10) Mjerisht, këto «kohë vuajtjesh» mund të na prekin në çdo moment, ndaj duhet të jemi të përgatitur për t’u bërë ballë.
Përveçse të bëjmë gati gjërat e nevojshme, a ç’mund të na ndihmojë tjetër për t’i mbijetuar një katastrofe?
-
Përgatit mendjen: Prano faktin se katastrofat ndodhin dhe mendo se ç’mund të bësh në raste të tilla. Mos u lidh tepër me zotërimet që ke. Kjo do të të ndihmojë të veprosh me mençuri dhe vendosmëri, duke mos u përqendruar si të shpëtosh zotërimet, por si të shpëtosh jetën. (Zn 19:16; Ps 36:9) Gjithashtu, nëse gjatë një katastrofe i humbet këto zotërime, do ta kesh më të lehtë ta përballosh situatën.—Ps 37:19
-
Forco besimin: Forco sigurinë tek aftësia dhe dëshira e Jehovait për t’u kujdesur për ty. (Ps 37:18) Përpara se të godasë një katastrofë, kujtoji vazhdimisht vetes se Jehovai do t’i drejtojë dhe do t’i mbështetë shërbëtorët e tij, edhe nëse humbasin gjithçka tjetër përveç jetës.—Jr 45:5; Ps 37:23, 24
Kur i mbajmë të gjalla në mendje premtimet e Jehovait, ai bëhet për ne ‘fortesë në kohë vuajtjesh’.—Ps 37:39.
Shihni VIDEON A je i përgatitur për katastrofa?, dhe pastaj bëj këto pyetje:
-
Si mund të na ndihmojë Jehovai në kohë katastrofash?
-
Çfarë hapash praktikë mund të bëjmë për t’u përgatitur?
-
Si mund t’i ndihmojmë ata që janë prekur nga katastrofat?
8. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) bt kap. 9 ¶8-16