Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ide për prezantimin e botimeve

Ide për prezantimin e botimeve

KULLA E ROJËS

Pyetja: A i keni dëgjuar ndonjëherë këto fjalë të njohura?

Shkrimi: Gjo 3:16

Oferta: Ky numër i Kullës së Rojës shpjegon si ju sjellin dobi vuajtjet dhe vdekja e Jezuit.

KULLA E ROJËS (faqja e fundit)

Pyetja: Vini re këtë pyetje dhe përgjigjet që japin shumë veta. [Lexo pyetjen e parë bashkë me opsionet e renditura.] Si mendoni?

Shkrimi: Mt 4:1-4

Oferta: Meqë Djalli bisedoi me Jezuin dhe e tundoi, atëherë Djalli duhet të jetë më shumë se vetëm simbol i së keqes. Ç’gjë tjetër tregon Bibla për Djallin? Ky artikull shpjegon më shumë.

FTESA E PËRKUJTIMIT

Oferta: Po shpërndajmë këtë ftesë për një rast shumë të rëndësishëm. [Jepi ftesën të zotit të shtëpisë.] Më 23 mars, miliona veta përreth botës do të mblidhen për të kujtuar vdekjen e Jezu Krishtit dhe për të dëgjuar një fjalim biblik pa pagesë që tregon ç’dobi kemi nga vdekja e tij. Këtu jepet orari dhe vendi ku do të mbahet ky rast në zonën tonë. Nëse mundeni, ju lutem ejani.

FORMO PREZANTIMIN TËND

Ndiq modelin e mësipërm për të ndërtuar prezantimin tënd.