Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JOBI 6-10

Jobi besnik shpreh angështinë që ndien

Jobi besnik shpreh angështinë që ndien

Jobi qëndroi besnik, edhe pse i skamur, i pikëlluar dhe i sëmurë rëndë. Prandaj Satanai u përpoq të përdorte shkurajimin për t’i thyer integritetin. Erdhën tre «shokët». Në fillim bënë një shfaqje publike mallëngjimi. Pastaj u ulën me Jobin e ndenjën në heshtje për shtatë ditë, pa thënë as edhe një fjalë ngushëllimi. Ligjëratat që mbajtën më pas ishin plot akuza të rreme e therëse.

Jobi qëndroi besnik ndaj Jehovait pavarësisht nga presioni i fortë

6:3; 7:16; 9:20-22; 10:1, 12

  • Pikëllimi i thellë e bëri Jobin të kishte pikëpamje të gabuar. Gabimisht arriti në përfundimin se Perëndisë nuk i interesonte nëse i qëndronte besnik apo jo

  • Nga shkurajimi, Jobit nuk i shkuan në mendje arsye të tjera të mundshme për vuajtjet

  • Ndonëse i hidhëruar, Jobi prapë u foli akuzuesve të tij rreth dashurisë që kishte për Jehovain