Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ide për prezantimin e botimeve

Ide për prezantimin e botimeve

KULLA E ROJËS

Pyetja: Sipas mendimit tuaj, cila është dhurata më e madhe që na ka bërë ndonjëherë Perëndia?

Shkrimi: Gjo 3:16

Oferta: Ky numër i revistës Kulla e Rojës tregon pse Perëndia e dërgoi Jezuin në tokë që të vdiste për ne dhe si mund të tregohemi mirënjohës për atë dhuratë.

ÇFARË ËSHTË MBRETËRIA E PERËNDISË? (T-36)

Pyetja: [Trego faqen e parë të fletushkës.] Si do t’i përgjigjeshe kësaj pyetjeje? Mbretëria e Perëndisë është diçka brenda zemrës sate? Një shprehje simbolike? Apo një qeveri në qiell?

Shkrimi: Dn 2:44; Is 9:6

Oferta: Kjo fletushkë shpjegon se çfarë duhet të bëjmë që të gëzojmë të mirat që do të sjellë Mbretëria e Perëndisë.

FTESA E PËRKUJTIMIT

Oferta: Po i ftojmë njerëzit për një rast shumë të rëndësishëm. [Jepi ftesën.] Më 11 prill, miliona veta përreth botës do të mblidhen për të kujtuar vdekjen e Jezu Krishtit. Do të dëgjojnë edhe një fjalim biblik pa pagesë që tregon ç’dobi kemi nga vdekja e tij. Këtu jepet orari dhe vendi ku do të mbahet ky rast në zonën tonë. Shpresojmë të jeni të pranishëm.

FORMO PREZANTIMIN TËND

Ndiq modelin e mësipërm për të ndërtuar prezantimin tënd.