Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Si ta përdorësh broshurën Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?

Si ta përdorësh broshurën Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?

Broshura Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot? është bërë që të trajtohet me studentët e Biblës në fillim ose në fund të çdo sesioni studimi. * Mësimet 1 deri 4 i njohin studentët me ne si popull, mësimet 5 deri 14 i ndihmojnë të mësojnë për aktivitetet tona dhe mësimet 15 deri 28 u tregojnë si funksionon organizata jonë. Në përgjithësi, është më mirë që mësimet të trajtohen sipas radhës, përveç rasteve kur studenti ka nevojë të ngutshme për një temë të veçantë. Mësimet janë nga një faqe dhe me shumicën e studentëve mund të diskutohen për 5 deri në 10 minuta.

  • Drejtoja vëmendjen te pyetja që është titulli i mësimit

  • Lexojeni mësimin nga fillimi në fund ose me pjesë

  • Diskutoni për çfarë keni lexuar. Përdor pyetjet në fund të faqes dhe figurat. Përcakto cilat shkrime është e përshtatshme të lexohen dhe të diskutohen. Nxirr në pah që nëntitujt i përgjigjen titullit

  • Nëse ka ndonjë kuti «Mëso më shumë», lexojeni së bashku dhe inkurajoje studentin të ndjekë sugjerimin e kutisë

^ par. 3 Botimi online është versioni më i përditësuar i broshurës.