Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Si ta përdorësh broshurën Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë

Si ta përdorësh broshurën Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë

Broshura Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë është bërë për t’u mësuar të vërtetat bazë të Biblës atyre që e kanë të vështirë të lexojnë. Çdo mësim prej dy faqesh ka figura të përgatitura me kujdes, komente të shkurtra dhe disa shkrime. Shumica e faqeve kanë një kuti me informacione shtesë që mund të diskutohen në varësi të aftësive të studentit.

Mund ta ofroni broshurën në çdo moment edhe kur nuk është ofertë e muajit. Kur drejtoni një studim biblik, përdorni figurat për të shpjeguar tregimin nga Bibla. Lexoni bashkë tekstin dhe shkrimet përkatëse kur shpjegoni figurat. Bëni pyetje për ta përfshirë studentin dhe sigurohuni që po kupton. Lexoni shkrimet në fund të faqes dhe arsyetoni rreth tyre. Kur të mbaroni broshurën, studioni librin Çfarë mëson vërtet Bibla? për ta ndihmuar studentin të përparojë drejt pagëzimit.