Ftojnë njerëzit në Përkujtim, Slloveni

FLETËSTUDIMI PËR MBLEDHJEN «JETA DHE SHËRBIMI» Mars 2018

Ide për biseda

Biseda të bazuara te fushata për shpërndarjen e ftesave të Përkujtimit dhe në këto pyetje: pse vdiq Jezui? Çfarë arrihet me vdekjen e Jezuit?

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

«Kushdo që dëshiron të bëhet i madh ndër ju, të jetë shërbëtori juaj»

A përpiqemi kryesisht për aspektet e adhurimit që mund të tërheqin vëmendje dhe lëvdata? Një shërbëtor i përulur shpesh bën vepra që i vëren vetëm Perëndia Jehova.

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

Bindju dy urdhërimeve më të mëdha

Sipas asaj që tha Jezui, cilat janë dy urdhërimet më të mëdha në Bibël? Si mund të tregojmë se u bindemi këtyre urdhërimeve?

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Si të kultivojmë dashuri për Perëndinë dhe të afërmin?

Duhet të duam Perëndinë dhe të afërmin. Një mënyrë e rëndësishme si ta kultivojmë këtë dashuri është duke lexuar Biblën çdo ditë.

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

Të qëndrojmë syçelë gjatë ditëve të fundit

Shumica e njerëzve sot kanë lejuar që gjërat e zakonshme të jetës, t’i pengojnë të bëjnë vullnetin e Perëndisë. Si ndryshojnë të krishterët syçelë?

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Afër fundit të këtij sistemi

Si e tregojnë fjalët e Jezuit se kemi hyrë thellë në ditët e fundit? Kjo pyetje merr përgjigje në videon Afër fundit të këtij sistemi.

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

«Qëndroni vigjilentë»

Në shëmbëlltyrën e dhjetë virgjëreshave, çfarë përfaqëson dhëndri, virgjëreshat e matura dhe mendjelehtat? Ç’domethënie ka për ty kjo shëmbëlltyrë?

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të mprehim aftësitë në shërbim​—Të mësojmë studentët si të përgatiten

Qysh në fillim duhet t’i ndihmojmë studentët ta bëjnë zakon përgatitjen për studimin e Biblës. Si mund të arrihet kjo?