TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Model letre
-
Shëno adresën tënde tek adresa e dërguesit. Nëse nuk të duket e mençur të shkruash adresën personale, mund të vësh adresën e Sallës së Mbretërisë po qe se pleqtë të japin leje. Gjithsesi, KURRË mos përdor adresën e zyrës së degës si adresë dërguesi.
-
Shkruaj emrin e personit nëse e di. Kështu nuk do të japësh përshtypjen se letra është reklamë tregtare.
-
Kushtoju vëmendje drejtshkrimit, gramatikës dhe shenjave të pikësimit. Letra duhet të jetë e rregullt, jo e rrëmujshme. Nëse do ta shkruash me dorë, sigurohu që të lexohet kollaj. Fjalori nuk duhet të jetë as tepër familjar dhe as tepër formal.
Këto pika ilustrohen në letrën e dhënë si model. Nuk është ideja të kopjohet fjalë për fjalë sa herë i shkruan dikujt në territor. Përshtate letrën në përputhje me qëllimin e saj, si edhe me rrethanat e zakonet vendëse.