Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Përdor videot për të mësuar studentët e Biblës

Përdor videot për të mësuar studentët e Biblës

Mjetet figurative tërheqin vëmendjen e shikuesit dhe e ndihmojnë të kuptojë e të mbajë mend gjërat që po mëson. Mësuesi ynë Më i Madh, Jehovai, i përdori mjetet figurative për të përcjellë mësime të rëndësishme. (Zn 15:5; Jr 18:1-6) Po njësoj veproi edhe Jezui, Mësuesi i Madh. (Mt 18:2-6; 22:19-21) Vitet e fundit është parë se videot janë ndër mjetet figurative goxha të dobishme. A po i përdor videot teksa mëson studentët e tu të Biblës?

Janë përgatitur dhjetë video që na ndihmojnë gjatë mësimeve të broshurës Një lajm i mirë nga Perëndia. Në përgjithësi, çdo titull videoje përkon me një prej pyetjeve me shkronja të zeza të theksuara të broshurës. Formati elektronik përfshin linqe që na kujtojnë kur ta shfaqim secilën video. Gjithashtu ka edhe video të tjera të cilat plotësojnë materialin që diskutohet në botime të ndryshme për studim të Çantës së mjeteve mësimore.

A po shqyrtoni një temë biblike që mbase studenti e ka të vështirë ta kuptojë? Apo ndoshta studenti po kalon një sprovë të veçantë? Kërko në jw.org® dhe në JW Broadcasting® që të gjesh një video që do ta ndihmonte. Mbase mund ta shihni dhe ta diskutoni së bashku.

Çdo muaj dalin video të reja. Teksa i sheh, mendo si t’i përdorësh për të mësuar të tjerët.