Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ROMAKËVE 12-14

Çfarë do të thotë të shfaqësh dashuri të krishterë

Çfarë do të thotë të shfaqësh dashuri të krishterë

12:10, 17-21

Kur dikush sillet keq me ne, dashuria e krishterë na nxit jo vetëm të mos ia kthejmë me të njëjtën monedhë, por edhe të bëjmë diçka të mirë për të. «Nëse armiku yt është i uritur, jepi të hajë, nëse është i etur, jepi diçka për të pirë, sepse po të bësh kështu, do të grumbullosh thëngjij të ndezur mbi kokën e tij.» (Ro 12:20) Kur i tregojmë mirëdashje dikujt që na ka keqtrajtuar, ai mund të bëhet pishman për mënyrën si u soll.

Si u ndjeve kur dikush që lëndove pa dashje, bëri diçka të mirë për ty?