Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ZANAFILLA 29-30

Jakobi martohet

Jakobi martohet

29:18-28

Jakobi nuk i dinte që më përpara sprovat që do t’i sillte martesa. Rakela dhe Lea u bënë rivale. (Zn 29:32; 30:1, 8) Por pavarësisht nga problemet, Jakobi kuptoi që Jehovai ishte me të. (Zn 30:29, 30, 43) Me kalimin e kohës, pasardhësit e tij formuan kombin e Izraelit.—Ru 4:11.

Edhe sot, ata që zgjedhin të martohen do të hasin vështirësi. (1Ko 7:28) Prapëseprapë, mund të gëzojnë një martesë të suksesshme dhe më të lumtur kur mbështeten te Jehovai dhe kur zbatojnë parimet e Biblës.—Pr 3:5, 6; Ef 5:33.