Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të mprehim aftësitë në shërbim—T’u predikojmë të verbërve

Të mprehim aftësitë në shërbim—T’u predikojmë të verbërve

PSE KA RËNDËSI? Shumë nga ata që nuk shohin, e kanë siklet të flasin me të panjohur. Prandaj, duhet mjeshtëri që t’u japim lajmin e mirë. Jehovai tregon merak të dashur për të verbrit. (Le 19:14) Mund ta imitojmë duke marrë iniciativën për t’i ndihmuar që të njohin Jehovain dhe të lidhen ngushtë me të.

SI TA ARRISH?

  • ‘Kërkoji’ të verbrit. (Mt 10:11) A njeh dikë që ka një familjar të verbër? A ka në territorin tënd shkolla, azile a institucione të tjera që do t’i vlerësonin botimet e prodhuara enkas për të verbrit?

  • Trego interes personal. Po të jesh miqësor dhe të shfaqësh merak të sinqertë, kjo do ta ndihmojë një të verbër të ndihet rehat. Provo të fillosh një bisedë për një temë që u intereson njerëzve në zonën tënde

  • Ndihmoji të njohin Jehovain. Për të ndihmuar ata që kanë shikim të kufizuar, organizata ka prodhuar literaturë në formate të ndryshme. Pyete personin çfarë formati preferon. Mbikëqyrësi i shërbimit duhet të sigurohet që vëllai i cili merret me literaturën të plotësojë kërkesat për literaturë në formatin e preferuar të atij që nuk sheh