TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Kë do të ftoj?
Çdo vit bëjmë përpjekje të veçanta për të ftuar njerëzit në territorin tonë që të kremtojnë bashkë me ne Përkujtimin. Shumica prej tyre janë të panjohur për ne, ama duhet të ftojmë edhe ata që i njohim. Shpesh, njerëzit që marrin ftesë nga një i njohur ka më shumë të ngjarë të vijnë. (yb08 11 ¶3 14 ¶1) Cilët mund të ftosh?
-
Të afërmit
-
Shokët e punës a të shkollës
-
Fqinjët
-
Rivizitat dhe studentët e dikurshëm dhe të tanishëm të Biblës
Gjithashtu, pleqtë do të ftojnë joaktivët. Po nëse një i njohuri yt nuk banon në zonën tënde? Mund të gjesh orarin dhe vendin e Përkujtimit në vendin ku jeton ai, duke klikuar te kategoria PËR NE në krye të faqes kryesore të sitit jw.org dhe duke zgjedhur pjesën «Përkujtimi». Teksa përgatitesh për Përkujtimin e këtij viti, mendo cilët mund të ftosh dhe pastaj jepu një ftesë.