Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pjetri dhe Gjoni përgatitin dhomën e sipërme për Festën e Kalimit të vitit 33 të e.s.

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

A po përgatitesh për Përkujtimin?

A po përgatitesh për Përkujtimin?

Festa e fundit e Kalimit për Jezuin do të ishte domethënëse. Vdekja po i afrohej, dhe mori masa që vaktin e asaj feste ta hante me apostujt e të themelonte një ngjarje të re, të cilën duhej ta kremtonin vit pas viti—Darkën e Zotërisë. Prandaj dërgoi Pjetrin dhe Gjonin të përgatitnin dhomën. (Lu 22:7-13; shih figurën në faqen nr. 1.) Kjo na kujton sa rëndësi ka të jemi të përgatitur për Përkujtimin e 27 marsit. Po njësoj, kongregacionet kanë marrë masa për oratorin, simbolet, etj. Po ne, si mund të përgatitemi për Përkujtimin?

Përgatit zemrën. Lexo dhe medito për pjesët nga Bibla të programuara për Përkujtimin, që gjenden te broshura Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë. Shtojca B12 te botimi i rishikuar i Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re ka një program më të detajuar. (Shih edhe Fletëstudimin për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi» prillit 2020.) Familjet mund të gjejnë informacione për rëndësinë e shpërblesës te Treguesi i Botimeve Watch Tower ose Mjet kërkimesh në botimet e Dëshmitarëve të Jehovait për t’i trajtuar gjatë adhurimit familjar.

Fto të tjerë. Merr pjesë plotësisht në fushatën me ftesa. Mendo cilët mund të ftosh, si për shembull, rivizita, ish-studentë të Biblës, të njohur dhe të afërm. Pleqtë duhet të sigurohen të ftojnë joaktivët. Mbaj parasysh se, nëse dikush nuk jeton në zonën tënde, orën dhe vendin ku do të mbahet Përkujtimi në zonën e tij mund ta gjesh duke klikuar te PËR NE në faqen kryesore të jw.org dhe pastaj «Përkujtimi».

Çfarë tjetër mund të bëjmë për t’u përgatitur?