Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

STËRVITU PËR SHËRBIMIN | SHTOJE GËZIMIN NË SHËRBIM

Bëj pyetje

Bëj pyetje

Jehovai, ‘Perëndia i lumtur’, do që të gjejmë gëzim në shërbim. (1Ti 1:11) Ndërsa përpiqemi të përmirësojmë aftësitë në shërbim, do të na shtohet gëzimi. Me anë të pyetjeve mund të ngjallim interes dhe të nisim natyrshëm biseda. Ato i nxitin njerëzit të mendojnë e të arsyetojnë. (Mt 22:41-45) Kur i pyesim dhe i dëgjojmë, në të vërtetë po u themi se janë të rëndësishëm për ne. (Jk 1:19) Përgjigjet e tyre na ndihmojnë të kuptojmë ku ta përqendrojmë bisedën.

SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN PROVO GËZIMIN QË SJELL BËRJA E DISHEPUJVE—PËRMIRËSO AFTËSITË—BËJ PYETJE, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Çfarë cilësish të bukura tregoi Xheni?

  • Si tregoi Nita interes për Xhenin?

  • Si i përdori pyetjet Nita që t’i shtonte kuriozitetin Xhenit për lajmin e mirë?

  • Si i përdori pyetjet Nita që ta nxiste Xhenin të mendonte e të arsyetonte?