Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Zgjidhi miqtë me mençuri

Zgjidhi miqtë me mençuri

Ajo që ndodhi me izraelitët në rrafshinën e Moabit, është paralajmërim për ne të krishterët. (1Ko 10:6, 8, 11) Izraelitët që filluan të shoqëroheshin me gratë e Moabit, të cilat ishin imorale dhe adhuronin idhuj, u tunduan që të mëkatonin rëndë. Kjo solli pasoja katastrofike. (Nu 25:9) Sot ne rrethohemi nga shokët e punës, të shkollës, fqinjët, të afërmit dhe nga të njohur të tjerë që nuk e adhurojnë Jehovain. Çfarë mund të mësojmë nga ky tregim i Biblës për rrezikun që sjell shoqëria e ngushtë me njerëz të tillë?

SHIHNI VIDEON SHEMBUJ PARALAJMËRUES PËR DITËT TONA—FRAGMENT, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Çfarë mendimesh të gabuara i shprehën Zimri dhe të tjerë Jaminit?

  • Si e ndihmoi Finehasi Jaminin të kishte pikëpamjen e duhur?

  • Çfarë ndryshimi ka të jesh miqësor me një jobesimtar dhe ta kesh mik?

  • Pse duhet të jemi të kujdesshëm edhe në kongregacion kur zgjedhim miqtë e ngushtë?

  • Pse duhet t’i shmangim grupet me njerëz të panjohur për të çatuar në mediat sociale?