Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të gjitha sprovat kanë afat skadimi

Të gjitha sprovat kanë afat skadimi

Sprovat fare lehtë mund të na shkurajojnë, sidomos kur zgjatin për shumë kohë. Davidi e dinte se sprovat që i shkaktonte Sauli, do të merrnin fund një ditë dhe se ai do të bëhej mbret, siç i kishte premtuar Jehovai. (1Sa 16:13) Besimi e ndihmoi Davidin të tregonte durim dhe të priste Jehovain.

Kur kalojmë sprova, mendjemprehtësia, njohuria dhe aftësia për të menduar mirë mund të na hyjnë në punë që të ndryshojmë situatën. (1Sa 21:12-14; Pr 1:4) Mirëpo, disa vështirësi mund të mos marrin fund, edhe pasi kemi bërë gjithë sa kemi në dorë sipas parimeve të Biblës. Në raste të tilla duhet të tregojmë durim dhe të presim Jehovain. Së shpejti ai do t’u japë fund të gjitha vuajtjeve dhe «do të fshijë çdo lot» nga sytë tanë. (Zb 21:4) Qoftë nëse çlirimi na vjen nga dora e Jehovait, qoftë për ndonjë arsye tjetër, një gjë është e sigurt: të gjitha sprovat kanë afat skadimi. Ky fakt mund të na sjellë njëfarë ngushëllimi.

SHIHNI VIDEON NJË POPULL I BASHKUAR NË NJË BOTË TË PËRÇARË, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Çfarë sfidash hasën disa të krishterë në jug të Shteteve të Bashkuara?

  • Si treguan durim dhe dashuri?

  • Si vazhduan të përqendroheshin te «gjërat më të rëndësishme»?—Fi 1:10