TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Cilët janë miqtë e tu online?
Një fjalor e përkufizon mikun si «një person të lidhur ngushtë me një tjetër nga përzemërsia ose vlerësimi». Për shembull, Jonatani dhe Davidi lidhën një miqësi të pathyeshme pasi Davidi vrau Goliadin. (1Sa 18:1) Secili shfaqte cilësi tërheqëse për tjetrin. Prandaj, miqësitë e forta ndërtohen kur e njohim mirë njëri-tjetrin. Zakonisht duhen kohë dhe përpjekje që të njohësh dikë. Mirëpo, sot mund të zësh «miq» në rrjetet sociale me një klikim. Kur janë online, njerëzit përcaktojnë me detaje çfarë të thonë dhe kontrollojnë deri diku si paraqiten para të tjerëve, ndaj është fare e lehtë të fshehin cilët janë vërtet. Prandaj janë të dobishme disa kritere për «miqësitë online». Mos hezito të refuzosh kërkesa (friend request) nga njerëz që nuk i njeh, nga meraku se mos mërziten. Duke pasur parasysh rreziqet e mundshme, disa kanë zgjedhur të mos i përdorin fare rrjetet sociale. Por, nëse zgjedh t’i përdorësh, çfarë duhet të mbash parasysh?
SHIHNI VIDEON RRJETET SOCIALE: TREGOHU I ZGJUAR, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Çfarë duhet të mbash parasysh para se të bësh një koment apo të postosh një foto?
-
Pse duhet t’i zgjedhësh me kujdes «miqtë online»?
-
Pse duhet t’i vësh kufij kohës që kalon në një rrjet social?—Ef 5:15, 16