TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Si të përdorim videot për kursin e Biblës
Kemi 4 video për kursin e Biblës që mund t’i përdorim në shërbim. Çfarë qëllimi ka secila prej tyre?
-
Pse ta studiosh Biblën?—Versioni i gjatë ka si qëllim të ngjallë kureshtje për Biblën, pavarësisht nga bindjet fetare të personit. Ajo i inkurajon shikuesit të kërkojnë në Fjalën e Perëndisë për përgjigjet e pyetjeve më të rëndësishme të jetës dhe jep një ide të informacionit logjik që ka Bibla. Gjithashtu shpjegon si kërkohet një studim.
-
Pse ta studiosh Biblën? (versioni i shkurtër) ngjan me versionin e gjatë, por është sa një e treta e tij për nga gjatësia. Kjo video mund të jetë më e efektshme për ato territore ku njerëzit s’kanë shumë kohë.
-
Si zhvillohet një studim biblik? ka si qëllim të ngjallë kureshtje për kursin falas të Biblës dhe t’u japë përgjigje disa pyetjeve të zakonshme që bëhen për të. Gjithashtu tregon si kërkohet një studim.
-
Le të nisë kursi yt për studimin e Biblës! është projektuar për t’iu prezantuar studentit të Biblës. Edhe pse videoja gjendet në faqen 2 të librit Gëzoje jetën përgjithmonë, mund të shfaqet edhe kur shqyrtohet broshura Gëzoje jetën përgjithmonë. Videoja tregon në vija të përgjithshme përmbajtjen e librit dhe çfarë mund të presë studenti nga kursi.
Edhe pse secila prej videove ka një qëllim të caktuar, mund t’i tregohet apo t’i dërgohet kujtdo kur është e përshtatshme. I nxitim lajmëtarët t’i njohin mirë këto video dhe t’i përdorin siç duhet në shërbim.