17-23 mars
PROVERBAT 5
Kënga 122 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. Qëndro larg nga imoraliteti seksual
(10 min.)
Imoraliteti seksual mund të jetë tundues (Pr 5:3; w00 15/7 29 ¶1)
Pasojat e tij janë të hidhura (Pr 5:4, 5; w00 15/7 29 ¶2)
Qëndro larg nga imoraliteti seksual (Pr 5:8; w00 15/7 29 ¶5)
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
-
Pr 5:9—Si e humbet ‘dinjitetin në sytë e të tjerëve’ ai që kryen imoralitet seksual? (w11 1/2 20 ¶1)
-
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Pr 5:1-23 (th mësimi 5)
4. Nis një bisedë
(3 min.) DËSHMI PUBLIKE. Fto në Përkujtim dikë që nuk i përket fesë së krishterë, dhe përdor jw.org për të gjetur vendin e Përkujtimit afër tij. (lmd mësimi 6, pika 4)
5. Ushqe interesin
(4 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Në bisedën e mëparshme, personi ka pranuar ftesën e Përkujtimit dhe ka treguar interes. (lmd mësimi 9, pika 5)
6. Bëj dishepuj
(5 min.) lff mësimi 16, «Përmbledhje», «Si do të përgjigjeshe» dhe «Provo këtë». Kur studenti pyet nëse Jezui ishte i martuar, tregoji si të bëjë kërkime. (lmd mësimi 11, pika 4)
Kënga 121
7. Çfarë të bësh që të qëndrosh i dëlirë teksa njihesh me dikë?
(15 min.) Diskutim.
Një burrë dhe një grua janë në një lidhje, nëse kalojnë rregullisht kohë së bashku dhe shfaqin interes romantik ndaj njëri-tjetrit. Këtë mund ta bëjnë kur janë me të tjerë ose vetëm, hapur ose fshehurazi, ballë për ballë ose me anë të telefonit a mesazheve. Për ne si të krishterë, një lidhje romantike nuk është zbavitje, por është një njohje që ka si synim martesën. Qofsh i ri ose jo, çfarë mund të bësh që të shmangësh imoralitetin seksual teksa njihesh me dikë?—Pr 22:3.
Shihni VIDEON Të përgatitesh për martesë—Pjesa 1: A jam gati të lidhem me dikë?—Fragment, dhe pastaj bëj këto pyetje:
-
Pse nuk duhet të lidhesh me dikë, nëse nuk je gati për martesë? (Pr 13:12; Lu 14:28-30)
-
Çfarë të bëri përshtypje te mënyra sesi prindërit e ndihmuan vajzën e tyre?
Lexo Proverbat 28:26 dhe pastaj bëj këto pyetje:
-
Çfarë mund të bëjë një çift për të shmangur situata që mund t’i çojnë në imoralitet seksual?
-
Pse është e mençur që një çift t’i diskutojë hapur kufijtë në shfaqjen e përzemërsisë, siç mund të jenë kapja përdore dhe puthjet?
Lexo Efesianëve 5:3, 4 dhe pastaj bëj këtë pyetje:
-
Çfarë duhet të mbajë parasysh një çift kur bisedon në telefon ose online?
8. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) bt kap. 24 ¶1-6